Sot debatohet vetëm për ribalancin e buxhetit, për propozimin francez një ditë tjetër
Shkup, 11 korrik – Në koordinimin e sotëm të thirrur nga kryetari i Kuvendit, morën pjesë nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, koordinatorët e grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, i LSDM-së Jovan Mitrevski, i BDI-së Arbër Ademi dhe Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti. Në takim morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të Alternativës, Besës dhe të Majtës, informon Zhurnal.
“Sa i përket pikës së informatës për përmbajtjen e kornizës së propozuar dhe diskutimit e cila është zhvilluar për këtë pikë, kryetari tha se në përputhje me nenin 185 nga regullorja e Kuvendit, kryetari e dorëzon informacionin deri te deputetët në formë që është marë dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në përmbajtje. Në të njejtën kohë nuk ka regullore e cila i mundëson kryetarit të kthejë informatën deri te propopzuesi. Sipas procedurës, informata që është në rend dite në seancë plenare, miratohet me sjelljen e konkluzioneve për informatën.
Përfaqësuesi i Qeverisë, Bojan Mariçiq u përgjigj se do t’i përcjellë qëndrimet e opozitës dhe informatat nga koordinimi deri te Qeveria për nevojën të shtohet informata me materialet që janë të qasshme për opinionin, e në informatë janë shkruar si referencë. Sipas rregullores, kryetari do të informojë për datën për thirrjen e seancës plenare ku në rend dite do të jetë informata. Për sot është thirrur seancë plenare ku në rend dite është ribalansi i buxhetit, debati i së cilës do të zgjatë deri në pesë ditë”, thonë nga Kuvendi./Zhurnal.mk

