Sonte përsëri ulen çmimet e derivateve

Shkup, 4 prill – Sonte në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve.

Benzina EUROSUPER BS 95 dhe BS 98 do të lirohen për 2,5 denarë për litër, ndërsa dizeli për 1,5 denarë për litër.

Kështu, benzina BS 95 do të kushtojë 81 denarë, ndërsa BS 98 – 83 denarë.

Çmimi i dizelit do të jetë 82 denarë për litër./Zhurnal.mk