Sonte nis edicioni i ri i Ligës së Kombeve: Polonia dhe Uellsi kontestojnë tri pikët

Edicioni i ri i Ligës së Kombeve starton sonte në Poloni.

Kombëtarja e Polonisë luan në rolin e nikoqires kundër kombëtares së Uellsit, në kuadër të Ligës A, grupit 4.

Ndeshja mes Polonisë dhe Uellsit luhet me fillim nga ora 18:00.

Në të njëjtin grup ku luajnë këto dy kombëtare garojnë dhe Belgjika e Holanda.

Ndeshja mes Polonisë dhe Uellsit luhet në ‘Stadion Miejski’, në Wroclaw. Drejtësia do të ndahet nga slloveni Rade Obrenovic.