Sonte fillon llogaritja verore e kohës

Shkup, 26 mars – Prej sonte fillon llogaritja verore e kohës, kur shigjetat e orës do të zhvendosen për një orë përpara që do të thotë se në vend se dy, ora do të jetë tre.

Llogaritja verore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në mars dhe zgjatë deri në fundjavën e fundit të tetorit, kur sërish fillon llogaritja dimërore e kohës. Këtë vit llogaritja verore do të zgjatë deri më 30 tetor në orën 3 pas mesnate.