Sondazh: Në SHBA bie rejtingu i Bajdenit

Rejtingu i presidentit amerikan, Xho Bajden për katër javë me radhë është në rënie dhe tani është 36 për qind, nivel më i ulët nga fundi i majit të këtij viti, sipas një sondazhi të Rojters-it dhe Ipsos.

Sondazhi tregon se 73 për qind e demokratëve mbështesin Bajdenin, që është një për qind më pak se javën e kaluar. Në gusht të vitit të kaluar Bajdeni u mbështet nga 85 për qind e demokratëve.

Te republikanët rejtingu i Bajdenit ra nga 11 për qind në 7 për qind.

Sipas sondazhit, vetëm 18 për qind e amerikanëve besojnë se vendi i tyre po ecën në drejtimin e duhur.

Tridhjetë e katër për qind e amerikanëve thonë se ekonomia është çështja më e rëndësishme për qytetarët amerikan dhe Bajdeni po përballet me inflacionin më të lartë në 40 vitet e fun0dit.

Rejtingu i Bajdenit po i afrohet nivelit më të ulët të paraardhësit të tij Donald Tramp i cili në dhjetor 2017 kishte mbështetjen e 33 për qind të të anketuarve.

Që nga gushti i vitit 2021, rejtingu i Bajdenit nuk është më i lartë se 50 për qind që është një paralajmërim se partia e tij demokrate mund ta humb kontrollin e të paktën një Dhome në Kongresin amerikan në mes të zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit të këtij viti.

Sondazhi i Rojters-it dhe Ipsos është realizuar onlajn ku janë anketuar 1,002 amerikanë të moshuar duke përfshirë 435 demokratë dhe 379 republikanë.