Solemnitet me rastin e ditës së Armatës
Shkup, 18 gusht – Në platonë para Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës në Shkup sot shënohet Dita e Armatës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Fjalim do të kenë presidenti I Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti supreme, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski.
Në pajtim me skenarin, në solemnitet do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për njësitë e Armatës dhe bashkëpunëtorë të cilët kontribuojnë për zhvillimin e mbrojtjes. Presidenti Pendarovski do të dorëzojë Dekoratën për merita ushtarake dhe Konventa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përderisa ministrja Shekerinska dhe shefi Gjurçinovski do të ndajnë mirënjohje për përfaqësuesit e institucioneve me të cilat bashkëpunon Armata.
Në solemnitet, komandanti I Gardës nacionale të Vermontit, gjeneral-majori Gregori Najt, i cili ndodhet për vizitë disaditëshe pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministres Shekerinska do t’i ndajë medalje për shërbim të dalluar, ndërsa gjeneralit Gjurçinovski medalje për merita.
Për ditëlindjen e Armatës është zgjedhur 18 gushti, dita kur në vitin 1943 në malin Sllavej u formua batalioni “Mirçe Acev”, I cili konsiderohet si formacioni I parë I organizuar ushtarak I LNÇ-së në Maqedoni. Procesi për formimin e armatës bashkëkohore të Maqedonisë, ndërkaq, filloi në vitin 1992, kur presidenti i atëhershëm Kiro Gligorov, me kryesinë e APJ-së e nënshkroi marrëveshjen për dislokim ë armatës federale nga territori i Republikës së Maqedonisë. Armata e Maqedonisë së Veriut sot së bashku me armatat e 29 vendeve është pjesë përbërëse e sistemit më të madh kolektiv mbrojtës pasi që Republika e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit të kaluar u bë anëtarja e 30 e barabartë e NATO-s.