Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Shkup, 4 gusht – Më së voni deri nesër pritet në vend të arrijnë 16 automjete të zjarrfikësve dhe 46 zjarrfikës nga Sllovenia për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Ndihma nga Sllovenia realizohet pas bisedës telefonike të djeshme mes ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe homologut të saj slloven Matej Tonin.
“Shpresoj se do t’i shuani zjarret sa më shpejt të jetë e mundur”, i shkruajti ministri Tonin ministres Shekerinska, duke e informuar atë për reagimin e shpejtë të vendit aleat, kumtuan sot nga MM-ja.
Dje, ministrja u falënderua për ndihmën nga vendet fqinje dhe aleatët e NATO -s dhe tha se Maqedonia e Veriut mund të mbështetet te miqtë e saj në momente të vështira.
“Me të vërtetë më vjen mire që kolegu im Tonin reagoi shumë shpejt pozitivisht, dhe pas paralajmërimeve të para për ndihmë që erdhën nga Serbia dhe Bullgaria, kemi të njëjtën përgjigje edhe nga Sllovenia. Kjo tregon solidaritet të madh nga ana e aleatëve dhe fqinjëve tanë”, tha ministrja.