Sllovakia merr parasysh lutjet e Ukrainës, dhuron sistemin ajror S-300
Sllovakia ka dhënë donacion për Ukrainën sistemin ajror të mbrojtjes S-300 në mënyrë që të mbrohet nga agresioni rus, ka njoftuar kryeministri sllokav, Eduard Heger.
Vendimi vjen pas apeleve të vazhdueshme të Ukrainës të bëra drejt Perëndimit për dërgimin e pajisjeve mbrojtëse ajrore për t’u mbrojtur nga forcat e Vladimir Putin.
“Mund të konfirmoj që Sllovakia ka dhënë donacion ndaj Ukrainës sistemin mbrojtës ajror S-300 duke u bazuar në kërkesat për vetëmbrojtje ndaj agresionit rus”, tha Heger.

