Skena të pazakonta edhe nga Gjermania kundër Japonisë, e nisin duke “mbyllur gojën” kundër FIFA-s

Gjermania e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh me Japoninë, 1-0. Goli i vetëm i takimit ka ardhur nga ana e Gundogan me penallti. Më pas ishte radha e Havertz për të dyfishuar në fundin e pjesës së parë, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje.

Në nisjen e ndeshjes kishim skena të pazakonta edhe te Gjermania. Lojtarët kanë pozuar teksa “mbyllnin gojën” si shenjë protestë për FIFA-n. Këta të fundit nuk e lejuan Nojer që të mbante shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit, për të demonstruar mbështetjen e tyre karshi LGBT.