S’ka vaksinim të kushtëzuar të mësimdhënësve?

Shkup, 13 gusht – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës akoma nuk ka një plan konkret si do të veproj me mësimdhënësit e pavaksinuar. Nga ky institucion nuk morëm përgjigje nëse mund të ndërmerr masa të posaçme ndaj mësimdhënësve që refuzojnë vaksinën. Ndërkohë nga Sindikata e Arsimit dhe Shkencës vlerësojnë se fillimi i vitit shkollor me prezencë fizike nuk duhet të rrezikohet për shkak të këtyre mësimdhënësve. Por, siç tha Nedellkov çdo rekomandim i OBSH-së duhet te respektuar.

Mos të harrojmë se një numër i madh i popullatës nga Maqedonia u vaksinuar në shtetet fqinje, në Serbi dhe Bullgari. Nuk jam i bindur se ato janë evidentuar në Maqedoni si përqindje. Kuptohet, një pjesë e caktuar e të punësuarve në arsim kanë kaluar virusin Covid. Vlerësoj se përqindja është shumë më e lartë kur bëhet fjalë për sigurinë e të punësuarve në arsim që punojnë. Mendoj se nuk ka asnjë arsye, gjegjësisht nevojë që të bëhet presion ndaj mësimdhënësve që me çdo kusht të vaksinohen”, tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
Mësimdhënësit tashmë të vaksinuar apelojnë kolegët e tyre që këtë proces ta kryejnë para fillimit të vitit shkollor.

Ka interesim mjaft të madh prej arsimtarëve që të vaksinohemi të gjithë me atë qëllim që vitin e ardhshëm shkollor të fillojmë me prezencë fizike ashtu siç kemi filluar edhe viteve tjera. Nuk jemi të detyruar mirëpo me vet dëshirë i gjithë kolektivi presim që të vaksinohemi”, theksoi Rushan Fazliu, mësues.
Ndryshe nga Maqedonia, Këshilli i Prindërve në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim për vaksinimin e fëmijëve adoleshentë, për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla nga shtatori. Një kërkesë e tillë, ka ardhur pasi ditëve të fundit, në Kosovë është rritur numri i të infektuarve me koronavirus, sidomos tek fëmijët. Ndërkohë, Kalifornia do të bëhet shteti i parë në SHBA që kërkon nga mësuesit dhe stafi i shkollës ose të vaksinohen kundër Covid 19 ose t’i nënshtrohen testimit të rregullt./Alsat