Situatë kaotike rrugëve të Kabulit, qytetarët ikin nga paniku dhe frika e talebanëve – pamje të plaçkitjeve në mes të ditës në qendër të qytetit

Rrugët që çojnë drejt kryeqytetit të Afganistanit janë ngufatur nga veturat e shumta, pasi që qytetarët e kapluar nga paniku e frika e talebanëve, po bëjnë çmos që të ikin nga Kabuli.
Siç raporton BBC, talebanët u futën mbrëmë në Kabul, por siç bën të ditur zëdhënësi i tyre, ata duan një kalim paqësor të pushtetit, transmeton Telegrafi.
Presidenti afgan Ashraf Ghani mbrëmë u largua nga vendi, dhe raportohet se ka shkuar në Taxhikistan së bashku me një pjesë të kabinetit të tij.
https://www.bbc.com/news/av-embeds/world-middle-east-58225187/vpid/p09s9ybw
Farzana Elham, deputete në Kabul ka thënë për BBC se banorët janë të frikësuar dhe po mundohen të largohen nga qyteti apo të fshihen nëpër shtëpitë e tyre.
Ata gjithashtu po shkojnë në masë të madhe nëpër banka për të tërhequr paratë që i kanë kursyer, nga frika se do t’i humbin të gjitha me ardhjen e talebanëve.
E të burgosurit në Kabul janë liruar nga ana e talebanëve që bënin thirrje për kalim paqësor të pushtetit. Disa pjesë të Kabulit tashmë janë në duar të talebanëve, e të jetosh në këto zona është tmerr i vërtetë ka thënë Elham, banore e kryeqytetit afgan.
“Disa po ikin prej tyre, e disa po fshihen nëpër shtëpi”, ka shtuar ajo.
Tashmë shumica e qyteteve të mëdha kontrollohen nga talebanëve e në rrjetet sociale janë shfaqur pamje se si talebanët po plaçkitin nëpër rrugët e Kabulit.