Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!
Një shofer ka më shumë gjasa t’i kushtojë vëmendje gjërave të tjera përveç drejtimit, nëse vetura ka një sistem asistence që mund të përshpejtojë, frenojë dhe drejtojë automatikisht.
Këtë e tregojnë dy studime të reja të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më saktësisht, bëhet fjalë për sistemin e ndihmës së pilotit (Volvo) dhe Autopilotin e Teslës. Ato reklamohen si një mënyrë për ta bërë drejtimin më të sigurt dhe më të këndshëm, por në praktikë nënkuptojnë se shumë shoferë po kontrollojnë celularët e tyre, hanë ushqim apo edhe rruhen pas timonit.
“Në të dy studimet, shoferët rregulluan sjelljen e tyre dhe filluan të përfshihen në aktivitete që nuk kanë të bëjnë fare me drejtimin e automjetit”, tha David Harkey, president i Institutit Ndërkombëtar të Sigurimeve (IIHS).

