Sirena alarmi dhe shpërthime nga Lavovi deri në Zaporuzhje

Sirenat e alarmit u aktivizuan në shumë qytete ukrainase – nga Lavovi në perëndimin e largët të vendit deri në Dnjepër, Çerkasi dhe Zaporozhje në juglindje. Në tre qytetet e fundit janë dëgjuar shpërthime.

“Një predhë e goditi qendrën e Dnjeprit dhe ndërtesën e hekurudhës”, tha prefekti.

Hekurudhat ukrainase kumtuan se askush nuk është lënduar gjatë sulmit.

Refugjatët nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol kohë më parë arritën në Zaporozhje, e cila gjithashtu është sulmuar.