Sipërmarrësia sociale mundësi që më të ndjeshmit të integrohen në tregun e punës

Shkup, 13 qershor – Çdo shtet duhet të zhvillojë ekonomi sociale gjegjësisht sipërmarrësi sociale përmes së cilës do t’i integrojë kategoritë më të ndjeshme dhe do t’i bëjë kontribuues aktivë, e jo vetëm pranues të ndihmës sociale, theksuan pjesëmarrësit në Konferencën e sotme të dedikuar për promovim të sipërmarrësisë sociale par sektorit privat.

“Shteti duhet t’i integrojë personat me kategori të ndjeshme. Ekonomia formale i përjashton sepse profiti është puna më e rëndësishme. Në sipërmarrësinë sociale duam t’i përfshijnë ata të cilët janë lënë mënjanë, por, përmes procesit të mëshirës, por përmes qasjes t’i bëjmë kontribuues aktivë në ekonomi”, tha Barbara Sadovska nga projekti “Mbështetje të ndërmarrjeve sociale”.

Ajo shtoi se në vend ka shumë ndërmarrje sociale, edhe pse ende nuk ka ligj me të cilin rregullohet kjo sferë, por theksoi se së shpejti edhe kjo do të ndodhë.

“Është shumë me rëndësi që ata që janë më të dobët dhe të ndjeshëm, të cilët nuk janë mjaftueshëm të edukuar, të cilët kanë probleme të caktuara sociale të trajnohen dhe përsëri të integrohen sepse kjo është mënyra, e jo të presin ndihmën sociale”, tha Sadovska.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin theksoi se angazhim i sinçert i institucionit të cilin e përfaqëson është zhvillimi i ekonomisë sociale dhe mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.

Sipas tij, investimi në zhvillimin e eko sistemit të investimeve sociale nënkupton krijim, kulturë të sipërmarëssisë sociale, pilotim të instrumenteve inovative dhe mundësive për mbështetje financiare për ndërmarrjet sociale nga ana e shtetit.

“Ndërmarrjet sociale krijojnë mundësi të barabarta dhe shoqëri të njëjtë për të gjithë, kontribuojnë drejt zhvillimin ekologjik dhe ekonomik, por edhe në uljen e varfërisë te më të ndjeshmit. Ata e ndihmojë rritjen ekonomike dhe ndikojnë pozitivisht në kohezionin social”, theksoi Husejin.

Në konferencën dedikuar për promovimin e sipërmarrësisë sociale para sektorit privat, do të prezantohen ndërmarrjet sociale dhe do të diskutohet se si kompanitë të jenë më solidare, ndërsa ndërmarrjet sociale ta rrisin frymën e tyre sipërmarrëse.