Sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes përparimi ushtarak i Ukrainës është “inkurajues”

Raportet për përparimin e Ukrainës në kundërofensivën e vazhdueshme kundër forcave ruse janë “inkurajuese”, sipas sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lojd Ostin, transmeton DPA.

“Ne tani shohim sukses në Herson, shohim sukses në Harkiv dhe kjo është shumë, shumë inkurajuese”, deklaroi ai sot gjatë vizitës së tij në Pragë.

Austin u pyet se pse SHBA nuk e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze veprimi edhe më të madhe se ajo e raketave ekzistuese HIMARS.

Ostini u pyet se pse SHBA-ja nuk e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze veprimi edhe më të madhe se ajo e raketave ekzistuese HIMARS.

“Ne mbetemi të përkushtuar dhe kujdesemi që t’u japim atë që u nevojitet për të pasur sukses”, u përgjigj Ostini.

Në fokus të bisedimeve të tij në Pragë ka qenë rritja e bashkëpunimit në mbrojtje midis SHBA-së dhe Republikës Çeke, partnerë në Aleancën e NATO-s.

Pas takimit me homologen çeke Jana Çernoçova, Ostini vuri në dukje se të dyja palët janë të interesuara për të përfunduar një marrëveshje përkatëse “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinkeni, ka theksuar se SHBA-ja dëshiron ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë negociator diplomatik mes kundërofensive kundër Rusisë.

“Në këtë moment, ne nuk shohim asnjë indikacion nga Rusia se do të jetë e gatshme seriozisht të udhëheqë një diplomaci të tillë. Por, nëse edhe kur të vijë koha, Ukraina duhet të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm”, tha Blinkeni në Bruksel pas një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai e lavdëroi ofensivën e Ukrainës dhe fitimet territoriale në jug dhe lindje.