Singapori dënon britanikun me 6 javë burgim pasi refuzoi të mbante maskën

Një gjykatë në Singapor i ka shqiptuar të mërkurën një britaniku 6 javë burgim, pasi kishte shkelur masat anti-COVID, duke refuzuar që të mbante maskën në publik.

Benjamin Glynn, 40-vjeçar, është shpallur fajtor në katër akuza, për shkak të refuzimit të tij që të mbante maskën në një tren në muajin maj. https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Glynn paraprakisht ishte dërguar për kontroll te një psikiatër, me udhëzim të gjyqtarit ndërkohë të mërkurën ai i kërkoi gjykatës që të heq dorë nga ajo që ai e quajti “akuza të padrejta” dhe kërkoi që t’i kthehet pasaporta në mënyrë që të mund të kthehej tek familja e tij në Britani.

Singapori është një prej shteteve që ka kontrolluar në mënyrë të rreptë zbatimin e masave anti-COVID.

Në shkurt të këtij viti, ky shtet kishte dënuar edhe një burrë tjetër po nga Britania, me dy javë burgim pasi kishte dalë nga dhoma e tij e hotelit për tu takuar me të fejuarën, ndërkohë që ishte në karantinë.