Sindikata, punëdhënësit dhe Qeveria do t’i shqyrtojnë argumentet për pagën minimale

Shkup, 2 shkurt – Kërkesa për rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë sot duhet të gjendet në seancën e Këshillit ekonomiko-social, që sipas paralajmërimeve, duhet të mbahet në orën 15.

Për Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë, ky është afati i fundit, ndërsa nëse arrihet marrëveshje, paralajmërojnë grevë të përgjithshme. Nga Qeveria thonë se paga minimale duhet të rritet por zgjidhja sistematike duhet të kërkohet përmes dialogut midis partnerëve socialë. Në seancën e sotme sipas paralajmërimeve të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, pritet të hapet edhe çështja për ndryshimin e kritereve për pagën minimale.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski pas takimit në Qeveri të hënën deklaroi se e mërkura është afati i fundit për përmbushjen e kërkesës së tyre.

“Si Lidhje e Sindikatave të Maqedonisë nuk e pranojmë fjalën “do”, por “kur” dhe “sa”. Të mërkurën vazhdon beteja për të drejtat e punëtorëve. Qëllimi i vetëm është ekzistenca e punëtorit në këtë krizë ekonomike, kovidiane dhe energjetike”, deklaroi Dimovski.

Qëndrimi i Qeverisë është se paga minimale do të vazhdojë të rritet, por vlerëson se përmes dialogut duhet të gjendet zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme në afat më të gjatë.

Qëndrimi ynë është se përmes negociatave për pagën minimale në të cilat marrin pjesë Qeveria, punëdhënësit dhe punëtorët me fakte dhe argumente duhet të vijmë drejt zgjidhjes e cila është e mirë për të gjitha palët e involvuara. Në këto takime do ta hapim edhe çështjen për ndryshimin e kritereve për pagën minimale”, theksoi Trençevska të hënën në takimin me Organizatën e Punëdhënësve të Maqedonisë

Sindikata kërkon rritjen urgjente të pagës minimale prej 15.200 denarë aktualisht në 18.000 denarë, duke e argumentuar këtë kërkesë me rritjen e shpenzimeve të jetesës dhe me krizën ekonomike dhe energjetike. Kërkohet edhe rritje e pagave të tjera në shtet.

Mbështetje morën nga partitë E majta dhe RDM të cilat e mbështetën nismën e tyre të shtruar në Kuvend në dhjetor me të cilën kërkojnë ndryshime të Ligjit për pagën minimale.

Rregullimi i pagës minimale bëhet çdo mars të vitit sipas tre kritereve – një e treta e rritjes së pagës mesatare të paguar në vend, një e treta e rritjes së indeksit të shpenzimeve së jetesës dhe një e treta e rritjes së BPV-së. Paga e re minimale e harmonizuar fillon të zbatohet në muajin prill.

Paga minimale ishte vendosur në janar 2012, kur u soll Ligji për pagën minimale. Atëherë paga minimale ishte 8.050 denarë, përveç për industrinë e tekstilit dhe të lëkurës, ku kjo shumë ishte arritur në vitin 2015. Në vitin 2019 ishte paga minimale e fundit e përcaktuar me ligj në lartësi prej 14.500 denarë por me harmonizimin e bërë ajo tani është 15.200 denarë.