Sindikata e zjarrfikësve: Ka alarm për shkelje të të drejtave nga marrëdhënia e punës

Shkup, 5 gusht – Sindikata e pavarur e zjarrfikësve pranë Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot informon se te ata çdo ditë arrijnë njoftime për shkelje të të drejtave të marrëdhënies së punës në kushte kur zjarrfikësit luftojnë me shuarjen e zjarreve në shtet.

Si shembull e potencojnë kryetarin e komunës së Rankovcit i cili, siç thonë, ende e mban ndalesën për punë në turnin e tretë të zjarrfikësve për shkak të të cilave disa prej tyre duhet të punojnë edhe nga 40-të orë pa ndërprerë.

“Që të kursehen mjetet në para, Komuna e Rankovcit nuk ka pasur zjarrfikës kujdestar në turnin e tretë dhe kolegët tanë nga ajo komunë me përpjekjet e tyre personale, disa edhe nga 40 orë pa ndërprerë luftojnë me zjarret e tmerrshme në rajonin lokal edhe pse pagesa e punës së tyre, në këtë mënyrë është vënë në pikpyetje”, kumtojnë nga Sindikata.

Vendime të ngjashme, siç citojnë, ndodhin edhe në vende tjera nëpër shtet.