Sinani: “Bashkimi i frontit opozitar me një ekip profesionistësh e çon BDI-në në Muze”

Shkup, 30 janar – Profesori dhe analisti nga Tetova, Arsim Sinani ka komentuar takimin në Prishtinë mes Ahmetit dhe Albin Kurtit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, bashkimi i frontit opozitar me një ekip profesionistësh e çon BDI-në në Muze.

“Nuk mendoj se Ali Ahmetin e shpëton politikisht nga dështimet, përgjegjësia, takimi me Albin Kurtin.

Mendoj se as lumi Vardar nuk i lan mëkatet e A.A. Por, ndaj mendimin dhe besoj fortë se bashkimi i frontit opozitar me një ekip profesionistësh e çon BDI-në në Muze këtë logjikë dhe njëmendësi”, është shprehur Sinani.