Simulimi i nëntë studentor i NATO-s: NATO-ja pas samitit në Madrid

Shkup, 20 dhjetor – Në organizim të Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup do të mbahet “Simulimi i 9-të studentor i NATO-s: NATO pas Samitit në Madrid”. Ngjarjen do ta hapë ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ndërsa fjalim do të mbajë edhe kryetari i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani.

“Simulimi i NATO-s paraqet një samit rinor që do të simulohet një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të shefave të shteteve dhe do të diskutohen çështjet globale menjëherë pas samitit në Madrid dhe sfidat momentale për Aleancën”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga atje thonë se ngjarja është me karakter shumë edukativ sepse u mundëson studentëve nga afër të njihen dhe më thellë çështjet e NATO-s, sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, këtë herë me rishikim të veçantë për pasqyrën të sigurisë dhe vendin e vendeve partnere nga Evropa Juglindore.