Simeska-Dimoska: Nuk ka nevojë për panik se ka ose a do të ketë mungesë e produkteve
Shkup, 17 mars – Nuk ka nevojë nga panikë se ka mungesë të produkteve ose a do të ketë mungesë. Ajo që ne e kemi vërtetuar përmes dokumentacionit është se ka mjaftueshëm vaj në rezerva dhe nuk ka nevojë nga blerja e sasive të mëdha. Konsideroj se në afat sa më të shpejtë të mundur do të vendoset furnizim i rregullt i objekteve tregtare dhe shitjes së rregullt, porositi sot drejtoresha e Inspeksionit të tregut, Aneta Simevska-Dimovska.
Siç tha në konferencën për shtyp, sot kryhen mbikëqyrje të prodhuesve të vajit.
“Vetëm tek një nga prodhuesit ku është kryer kontrolli i vajit të rafinuar, që është i gatshëm për paketim në sasi të mjaftueshme për tre muaj konform konsumit paraprak dhe dinamikës që e ka pasur prodhuesi. Ka edhe lëndë të parë të mjaftueshme për tre muaj, që do të thotë se në këtë moment nuk kemi problem që do të ketë mungesë të vajit për gatim”, tha Simeska-Dimoska dhe theksoi se ka një stok prej mbi 100 mijë litrash që do të shpërndahen për tregtarët, sipas kërkesës.
Sa i përket çmimit të vajit, tha se në kuadër të është në nivel të pritur me shpenzime minimale të rritura sa i përket mënyrës se si është shitur nafta në periudhën e kaluar dhe është rreth njëqind denarë, dhe sipas vendimit në tregje do të shitej deri në 104 denarë. Do të kontrollohet, theksohet dhe si i llogarisin prodhuesit shpenzimet dhe nëse ato janë në përputhje me vendimin.
Për mungesën e vajit në disa qytete tha se beson se është shkaktuar nga konsumi i rritur në ditët e kaluara dhe se ndoshta nuk është shpërndarë në të gjitha qytetet dhe marketet.
Në konferencën e sotme për shtyp theksoi se inspektorët e Inspeksionit të tregut nga e hëna përfundimisht me ditën e djeshme kanë kryer 200 mbikëqyrje tek tregtarë të vajit, ndërsa një pjesë edhe tek tregtarët me shumicë ku kanë kontrolluar çmime të produkteve dhe rezervave, si dhe respektim i dispozitave ligjore dhe vendimeve qeveritare.

