Simeone i lumtur me zhbllokimin e Julian Alvarez

Julian Alvarez shënoi golin e tij të parë për Atletico Madrid të dielën në fitoren 3-0 kundër Valencias.

Kjo erdhi pasi sulmuesi kishte katër ndeshje pa shënuar gol dhe ishe një shqetësim për Los Colchoneros.

Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ishte shumë i kënaqur për sulmuesin e tij me para të mëdha.

“Mënyra se si festuan shokët e tij të skuadrës dhe turma në stadium flet vetë për rëndësinë e golit të tij. Ne të gjithë kishim nevojë që ai të shënonte për ta ndihmuar të ndihej më i qetë,” tha Simeone në një konferencë për shtyp.

“Shpresoj të jetë i pari nga shumë. Unë nuk jam brenda kokës së tij, nuk kam qenë sulmues, por ai jeton për golat dhe emocionet e krijimit të këtyre situatave.

Atletico Madrid pagoi 90 milionë euro për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës nga Manchester City në verë.