Siljanovska Davkova do të drejtohet në diskutimin “Të rinjtë dhe demokracia brenda partisë”
Shkup, 16 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në diskutimin “Të rinjtë dhe demokracia brenda partisë”, që po mbahet në Kabinetin e Presidentes me rastin e 15 shtatorit – Ditës ndërkombëtare të demokracisë.
Në diskutim, siç është njoftuar nga Kabineti, kanë marrë pjesë të rinjtë nga partisë politike në vend, të cilët i kanë prezabtuar këndvështrimet dhe përvojat për rolin dhe pozicionin e të rinjve në partitë politike, ku bëjnë pjesë dhe kanë shkëmbyer ide dhe rekomandime për përmirësimijn e demokracisë brenda partisë dhe për nxitjen e angazhimit të rinisë në politikë.
Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin para rinisë politike ka theksuar se demokratizimi i partive politike është kyç për demokratizimin e poltikës. Ajo është përqendrua në proceset e vendimmarrjes brendapartiake, në proceset e kandidimit dhe zgjedhjes së funksionarëve partiakë, duke theksuar se është i domosdoshëm decentralizimi i partive, respektimi i tendencave të ndryshme dhe mendimi brenda partive dhe qasja më autentike e organizatave lokale partiake.
Në këtë drejtim Siljanovska Davkova ka folur për nevojën e përgjegjësisë brenda partisë, domosdoshmërinë për reforma, kulturën politike pjesëmarrëse dhe ndryshimet në qasjen dhe komunikimin e partive me opinionin.