Siguria e pacientëve, mjekët: Besimi pacient – mjek, shumë i rëndësishëm
Shkup, 17 shtator – Me rastin e ditës botërore të sigurisë së pacientëve, mjekët thonë se besimi mes pacientëve dhe mjekëve është shumë e rëndësishme, si dhe edukimi i pacientëve që duhet në çdo kohë t’i njohin simptomat që i ndjejnë dhe të drejtohen në Ndihmën e Shpejtë ose tek mjeku amë për të marrë përgjigjet për shqetësimet e tyre.
“Kur kemi pacientë të edukuar mirë, që në kohë mund t’i dallojë simptomat dhe në kohë do të shkojë tek mjeku amë, kështu do të jetë më mirë për të gjithë shoqërinë, shëndeti do të jetë në nivel më të lartë dhe shëndetësia jonë do të jetë në pozicionin e duhur. Për këtë shkak duhet vazhdimisht të edukohen pacientët dhe t’u tregohet se të gjitha simptomat, që mund t’ia përkeqësojnë shëndetin e tyre, vazhdimisht të respektohen rekomandimet që ne vazhdimisht i japim në secilën kohë të vitit.”, – deklaroi mjekja në Ndihmën e Shpejtë, Margareta Atanasovska.
Mjekja Atanasovska thotë se përballen me vështirësi më shumë në aksidentet e komunikacionit, pasi që duhet intervenuar në kohë dhe me organizim të mirë t’u jepet ndihma e nevojshme të lënduarve.
“Përvoja këtu ka rëndësi të madhe tek ne, më shumë vështirësi kemi tek aksidentet e komunikacionit kur kemi të lënduar më shumë persona, duhet të intervenohet me më shumë mjete të transportit dhe organizimi është shumë i rëndësishëm. Duhet të arrihet në kohë, duhet të bëhet triazhi i duhur. Pacientit që i duhet ndihmë urgjente t’i ofrohet menjëherë dhe të tjerëve t’u bëhet triazhi. Nganjëherë me 3 deri në 4 automjete shkojmë në terren për intervenim dhe kjo është që ne e ushtrojmë çdo ditë dhe e zbatojmë në praktikë, ndërsa pacientët duhet me urgjencë t’i dërgojmë në institucionin shëndetësor.”, – theksoi mjekja në Ndihmën e Shpejtë, Margareta Atanasovska.
Nga Ndihma e Shpejtë rekomandojnë që pacientët me sëmundje kronike duhet ta marrin terapinë në kohë dhe rregullisht, si dhe pacientët të shkojnë në kontrollet preventive që i kanë gjatë vitit.