Si u ekzekutua me 25 plumba në 10 sekonda biznesmeni grek

Zbulohen disa pamje nga ekzekutimi i biznesmenit grek në fushën e hidrokarbureve, George Mitsos.

Mësohet se sulmi i agresorëve ndaj Mitsos zgjati dhjetë sekonda, ndërsa qëndrimi i tyre total në karburantin në pronësi të tij vetëm 45 sekonda. Televizioni ANT1 solli në dritë një video nga momenti kur George Mitsos ra i vdekur në karburantin e tij në Gerakas. Pamjet janë regjistruar nga një kamera sigurie dhe tregojnë se 38-vjeçari ka parkuar BMW-në e tij të blinduar nën çatinë e karburantit në Marathonos Avenue.

(Kliko këtu për të parë videon)

Më pas furgoni i bardhë ku gjendeshin vrasësit e tij ndalon pranë pompave sikur shoferi i tij dëshiron të furnizojë mjetin me benzinë dhe në atë moment dy ekzekutorët dalin nga dera e pasme e furgonit me kallashnikov në duar dhe lëvizin disa metra duke shënuar 38-vjeçarin.

Me lëvizje të shpejta tërhiqen drejt furgonit, futen në të dhe largohen nga pika e karburantit. Autorët nuk janë trembur pasi duket se kanë vëzhguar 38-vjeçarin.

Sipas burimeve policore, “mënyra se si ata vepruan tregon se ata ishin të vendosur dhe të gatshëm për çdo eventualitet, ndërsa është mësuar se ata kishin me vete municione të tjera, për t’i përdorur në rast se do të sulmoheshin gjatë ekzekutimit.

Krahas videos së ekzekutimit, policia e Departamentit të Vrasjeve po kërkon materiale nga kamerat e sigurisë në zonë. 40 fishekët që u derdhën drejt biznesmenit, 25 prej tyre në trupi ne tij u transferuan në laboratorët e mjekësisë ligjore, ndërsa zyrtarët shpresojnë se mund të jenë në gjendje të gjejnë gjurmë gishtash ose ADN.

Njëkohësisht, Alpha tregon se në duart e autoriteteve policore janë pesë dokumente video. Në njërin prej tyre, një furgon tjetër me ngjyrë të bardhë po lëviz në zonë dhe përforcon kështu skenarin se kishte më shumë bashkëpunëtorë në ekzekutimin e 38-vjeçarit George Mitsos. Ekziston edhe një dëshmi, e një gruaje e cila foli për dy motoçiklistë që po shikonin ekzekutimin e pronarit të karburantit.

Ndërkohë, familja e biznesmenit të njohur thotë se George nuk iu nënshtrua shantazhuesve, ndaj edhe ata ia morën jetën.

“Nuk iu nënshtrua shantazhuesve dhe njerëzve të botës së krimit, pra njerëzve që e persekutuan prej vitesh, sepse ai nuk u dorëzua, nuk bëri kompromis dhe nuk pranoi të ishte pjesë e një qarku të paligjshëm”, tha në një deklaratë familja e 38-vjeçarit.

https://www.protothema.gr/greece/article/1256393/dolofonia-ston-geraka-kare-kare-i-ektelesi-tou-38hronou-idioktiti-venzinadikou/