Si të bëheni i pazëvendësueshëm në punë

Të jetosh pa sigurinë e një pune mund të jetë vërtet stresuese. Sipas disa studimeve, frika e të humburit të punës mund të jetë më e dëmshme për shëndetin tuaj se sa humbja e saj.

Gjërat e thjeshta si për shembull të qenët pozitivë e të sjellshëm, të qenët i besueshëm janë të gjitha mënyra të mira për të qëndruar të punësuar, edhe atëherë kur kompania juaj po i lë njerëzit të largohen…

Të jesh i nevojshëm do të thotë që të jetë shumë e vështirë për shefin tuaj të mund t’ju zëvendësojë ju. Më poshtë janë disa këshilla se si të bëheni të pazëvendësueshëm në punë.

Jini të besueshëm

Besueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me shfaqjen në kohë. Do të thotë të jeni i gjindshëm kur gjërat bëhen të vështira dhe të jepni ndihmën tuaj në një situatë të vështirë do të thotë se jeni më i besueshëm se çdo punonjës tjetër.

Bëjeni punën e shefit tuaj më të thjeshtë

Nëse jeni duke bërë më të thjeshtë punën e drejtuesve tuaj, ata do të luftonin që t’ju kishin mes jush. Nëse drejtuesit ju shohin si një njeri që e bën punën e tyre më të thjeshtë dhe gjithë punën në grup më të mirë, ata do të jenë krah teje. Përpiquni të gjeni një hapësirë në aftësitë tuaja në mënyrë që ju të kryeni disa punë të cilat shefi juaj nuk mundet. Sa më shumë shefi juaj të mbështetet tek ju, aq më shumë i dobishëm bëheni ju.

Përqendrohuni në projektet kyçe

Përqendrohuni dhe jepuni përparësi projektet më të rëndësishme dhe jo atyre më të lehta për t’u bërë. Kjo do t’ju ndihmojë të krijoni profilin tuaj brenda kompanisë. Duke dalë vullnetar në projekte të cilat punonjësit e tjerë nuk kanë dëshirë të angazhohen, do t’ju bëjë të dukeni në sytë e drejtuesve tuaj një pjesëtar i përkushtuar i skuadrës.

Perfeksionohuni

Specializohuni në një aftësi të veçantë. Gjeni një detyrë për të përmbushur dhe sigurohuni që të jeni personi që ta bëjë më mirë se kushdo tjetër atë.

Ndani njohuritë

Ndërkohë që ia vlen që ta poziciononi veten si një ekspert me njohuri dhe kompetenca, është po aq e rëndësishme që ju të ndani ekspertizën tuaj me punonjësit tuaj dhe t’i jepni vlerë të shtuar gjithë departamentit. Jini të gatshëm të mësoni të tjerët dhe të fitoni një status si një aset i paçmuar në kompani.

Ndërtoni marrëdhënie me vendimmarrësit kryesorë

Të krijoni marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm në kompaninë tuaj mund t’ju bëjë jo vetëm të pazëvendësueshëm në pozicionin aktual, por mund të jetë një mundësi për të ecur përpara në karrierën tuaj.

Jepni zgjidhje

Drejtuesit nuk duan probleme. Ata duan zgjidhje. Nëse doni të bëheni i nevojshëm ju duhet t’u jepni zgjidhje shumë problemeve me të cilat përballet kompania juaj. Kur ju dëgjoni kolegët tuaj të ankohen për diçka, mendoni se si ta zgjidhni atë. Kjo do të rriste vlerën tuaj në sytë e drejtuesit tuaj dhe te kompania në tërësi.