Si pasojë e pushtimit rus, Ukraina ka pësuar 119 miliardë dollarë humbje

Pushtimir rus në Ukrainë i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë së Ukrainës, që kap vlerën e 119 miliardë dollarëve, ka njoftuar ministri ukrainas i Ekonomisë, Denys Kudin.

Ai tha se 75 për qind e bizneseve që janë goditur nga lufta, kanë ndalë punën dhe shumica kanë të bëjnë me metalurgjinë, ku në lindje të Ukrainës ky sektor nuk po funksionon fare.

“Kjo nënkupton se do të kemi më pak eksport të metaleve”, shtoi ministri i Ekonomisë – duke shtuar se eksportimi i metaleve ka pësuar rënie të madhe.

Ndryshe luftimet në Ukrainë nuk kanë të ndalur mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur granatime të ashpra në pjesën perëndimore të Ukrainës.