Si i zemëroi Pulisic tifozët e Interit në derbin e Milanos

Ylli amerikan, Christian Pulisic, zemëroi tifozët e Interit me festimin e tij të golit, pasi i dha Milanit epërsinë në “Derby della Madonnina” të dielën mbrëma.

Milani siguroi një fitore 2-1 ndaj rivalëve të qytetit, Interit të dielën mbrëma, duke i dhënë fund një serie prej gjashtë humbjesh kundër rivalëve të tyre të qytetit. 

Ylli amerikan Pulisic hapi ndeshjen pas vetëm 10 minutash lojë dhe festoi me shokët e tij nën një sektor stadiumi plot me tifozë Nerazzurr.

 Ishte një ndeshje jashtë fushe për kuqezinjtë, kështu që kishte më pak se 9,000 tifozë të Milanit në Meazza. 

Disa tifozë të Interit përballë Pulisic u ngritën nga vendet e tyre pasi panë festimin e golit të anësorit amerikan dhe madje disa hodhën disa gota plastike drejt fushës ndërsa ish-ylli i Chelseat festonte me shokët e tij. 

Nuk ishte menjëherë e qartë pse ata ishin aq të mërzitur me amerikanin, por një foto e postuar nga Pulisic pas ndeshjes e shpjegoi pjesërisht këtë.  

Ylli amerikan, në fakt, dukej se me gjestin e tij i ‘heshti’ tifozët e Interit pasi shënoi gol, kështu që tifozët vendas reaguan me zemërim.