Si i përdor Ukraina granatat e vjetra sovjetike për t’i shkatërruar tanket ruse?

Luftëtarët ukrainas u kanë gjetur përdorim të ri granatave të vjetra, të cilat po dëshmohen tejet efektive në shkatërrimin e tankeve ruse dhe automjeteve të tjera të blinduara.

Kjo foto e publikuar nga Aerorozvidka, një organizatë që zhvillon përdorimin e dronëve të vegjël në luftën në Ukrainë, tregon një dron oktokopter (me tetë rotorë) të prodhimit ukrainas me dy bomba të montuara poshtë tij.

Videot e publikuara së fundmi nga Aerorozvidka tregojnë eksplozivët me bisht që hidhen nga droni para se të shkatërrohen automjetet e blinduara që shkaktojnë shpërthime katastrofike.

Hulumtuesit që përcjellin luftimet në Ukrainë i kanë identifikuar bombat si granata kundërtanke të modifikuara të epokës sovjetike RKG-3 me bisht, të printuara në 3D të bashkangjitura për të stabilizuar rënien e tyre nga dronët.

RKG-3 (në foto) është një granatë kundërtanke e projektuar në Bashkimin Sovjetik, e cila u prezantua për herë të parë në vitin 1950. Arma ka madhësinë dhe peshën e një shisheje të hollë dhe është e dizajnuar për t’u hedhur me dorë në automjetet e blinduara të armikut.

Granata ka, po ashtu, një parashutë (që është e dukshme në pjesën e djathtë në brendinë e kësaj prerjeje), e cila hapet kur granata hidhet, në mënyrë që të godasë fillimisht siguresën e objektivit.

Kur përplaset, RKG-3 shpërthen një ngarkesë në formë (e demonstruar me të verdhë në fotografinë e mësipërme) që lëshon një goditje hipersonike prej bakri me forcë të mjaftueshme për të depërtuar më shumë se 20 centimetra në armë.

Shpërthimi i metalit të tejnxehur në brendësi të tankeve ndonjëherë mund të çojë në shpërthime “katastrofike” të municioneve brenda.

Edhe pse jashtëzakonisht efektiv në goditje, RKG-3 kërkonte afërsi gati vetëvrasëse me automjetet e armikut dhe kur armët sovjetike kundër tankeve si RPG-7 nisën të përdoren në vitet 1960, luftëtarët ishin në gjendje të godisnin armatimin e armikut nga qindra metra larg. RKG-3 i rrezikshëm, i hedhur me dorë, u bë kryesisht i vjetruar.

Pavarësisht se granata ishte fokusi i një skene të famshme në filmin “American Sniper” të vitit 2014, RKG-3 është përdorur rrallë në konfliktet e fundit.

Arma u shfaq për herë të fundit në lajme në vitin 2006, kur atë nisën ta përdornin militantët e Al-Kaidës kundër automjeteve ushtarake të SHBA-së në Irak — sulme që nxorën në pah rreziqet kolaterale të armës.

Edhe pse forcat ruse posedojnë teknologji për bllokimin e kontrolleve të dronëve, videot e publikuara nga Aerorozvidka tregojnë se në disa raste, pilotët e dronëve kanë mundur të shkatërrojnë automjete me vlerë të paktën qindra mijëra dollarë me eksplozivë që vlerësohet të kushtojnë më pak se 100 dollarë.

Zhvillimi i ri në luftën me dronë me kosto të ulët, mund të përbëjë problem në rritje për armatimin rus të dislokuar pranë pozicioneve ukrainase.