Si-En-En: Bajdeni do ta nominojë afro-amerikanen Ketanxhi Braun Xhekson për gjyqtare në Gjykatën e Lartë
Presidenti amerikan Xho Bajdeni do ta nominojë gjyqtaren e Gjykatës Federale të Apelit Ketanxhi Braun Xhekson, me çfarë do të gjyqtarja e parë afro-amerikane në historinë e Gjykatës së Lartë.
Xhekson (51) duhet ta zëvendësojë gjyqtarin liberal Stiven Brejer (83) në Gjykatën e Lartë i cili paralajmëroi se do të pensionohet.
Informacioni u raportua nga Si-En-En-i, duke iu referuar burimeve të veta, ndërsa nominimi zyrtar pritet Bajdeni ta kumtojë sonte në Shtëpinë e Bardhë.
Funksioni në Gjykatën e Lartë është i përjetshëm. Në historinë e saj, nga 115 gjyqtarë vetëm dy ishin me ngjarë, dhe të dy burra.
Xheksoni nuk do ta ndryshojë ekuilibrin ideologjik të forcave të Gjykatës së Lartë sepse vjen në vendin e gjyqtarit liberal, ndërsa raporti për momentin është 6-3 për konservatorët

