Si do të reagojë Putin ndaj hyrjes së Finlandës në NATO? Këta janë skenarët e mundshëm

Paralajmërimet e Putin-it drejtuar Finlandës për të mos u anëtarësuar në NATO ishin qartazi të kota.

Pushtimi i tij në Ukrainë ka çuar pikërisht në atë që Vladimir Putin i frikësohet më shumë – zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s që aleanca po e sjell në pragun e Rusisë.

Korrespondenti i sigurisë i BBC-së analizon se si Putin mund të reagojë ndaj vendimit të Finlandës.

1. Lëvizjet ushtarake

Presidenti Putin aktualisht ka shumë punë për të bërë në Ukrainë për të ndërmarrë hapa të papritur drejt Finlandës. Trupat ruse të vendosura pranë kufirit 1300 kilometra me Finlandën janë zhvendosur në jug. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ndoshta mund të lëvizte trupat dhe raketat pranë kufirit finlandez dhe të urdhëronte shtimin e patrullimeve të marinës dhe forcave ajrore.