Shumë persona janë vrarë në një stacion metroje në Nju-Jork
Nju – Jork, 12 prill – Shumë persona janë vrarë, ndërsa janë gjetur edhe pajisje të paaktivizuara shpërthyese në një stacion metroje në Nju-Jork, informuan mediat lokale duke iu referuar burimeve nga shërbimet zjarrfikëse.
Incidenti ka ndodhur sot në mëngjes në stacion e metrosë në rrugën e 36-të në lagjen Sanset Park në Bruklin. Komunikimi është ndërprerë.
Policia e Nju-Jorkut në Tuiter shkroi se “për momentin nuk ka pajisje aktive shpërthyese” në vendin incidentit.
Po vijon hetimi, ndërsa nuk ka as hollësi për numrin e të lënduarve ose viktimave eventuale./Zhurnal.mk

