Shumë Gjykata në Maqedoni së shpejti do të bëhen me gjykatës të rinjë

Shkup, 10 gusht – Disa gjykata së shpejti do të bëhen me gjykatës të rinjë, pasi Këshilli Gyjqësor shpalli konkurs i cili ishte i hapur deri sot, informon Zhurnal.

Në periudhën në vijim duhet të zgjedhen gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shtip dhe në Shkup, si dhe në gjykatat themelore në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Dibër, Resnjë dhe gjykatës në Gjykatën Supreme.

Gjykatësi Ilija Trpkov i cili është gjykatës kryesor në lëndët për organizimet e 27 prillit dhe për parcelat në Vodno, është njëri prej atyre që dëshiron të bëhet gjykatës i Apelit.

Edhe gjykata kushtetuese ka mungesë gjyqtarësh por për këtë institucion ende nuk ka informata se kush do të zë vendet e zbrazura./Zhurnal.mk