Shtyhet për një afat tjetër mbajtja e seancës së Komisionit historik me Bullgarinë
Shkup, 17 shtator – Seanca e komisionit historik për negociatat me Bullgarinë, e planifikuar për nesër, nuk do të mbahet.
Informatat konfirmohen nga pala maqedonase, ku thonë se për shkak të ndryshimit të përbërjes, kryetari i ri sot i ka njoftuar kolegët bullgarë se seanca që ishte caktuar për nesër dhe pasnesër në Shkup po shtyhet.
Sipas informacioneve, mbledhja e parë e komisionit me përbërje të re pritet në një deri në dy javët e ardhshme.
Të martën e kaluar, në seancë me dyer të mbyllura, qeveria ndryshoi përbërjen e komisionit, duke emëruar për kryetar historianin Vanço Georgiev.Zhurnal.mk