Lirohet mazuti, benzina dhe dizeli nuk lëvizin

Shkup, 12 maj – Komisioni Rregullator për Energjetikë nga sonte në mesnatë ka vendosur që të lirohet vetëm mazuti, ndërsa çmimi i ri shënon 52,694 denarë/kg.

Çmimet e benzinës dhe dizelit nuk ndryshojnë dhe ngelin ato të djeshmet.

Benzina BS 95 kushton 90,5 denarë. Benzina BS 98 kushton 92,5 denarë ndërsa dizeli 87 denarë./Zhurnal.mk