Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Shkup, 23 maj – Nga mesnata, benzinat shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa dizeli lirohet për një denar.

Sipas vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 95 denarëve për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 97 denarëve për litër, përderisa çmimi i ri i dizelit do të jetë 85 denarë për litër.

Për gjysmë denari do të ulet çmimi i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i cili tashmë nga mesnata do të shitet për çmime prej 83,5 denarëve për litër, ndërsa rritet çmimi me pakicë i mazutit i cili do të jetë 54,963 denarë për kilogram.