Shtrenjtohen karburantet

Shkup, 18 shtator – Benzina EUROSUPER BS-95  shtrenjtohet për gjymë denar, ndërsa  dizeli dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për një denar, nga sonte në mesnatë, me vendimin që e mori Komisioni Rregullator i Energjetikës.

 Çmimi i ri për një  litër EUROSUPER BS – 95 do të jetë 90.5 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS – 98 mbetet i njëjtë dhe do të jetë 92.5 denarë. Një litër EURODIESEL BS (D-E V) me rritjen e çmimit do të kushtojë 87 denarë, derisa çmimi i ri i Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të jetë 86 denarë.

 Rritet edhe çmimi  i Mazutit M-1 NS rritet për 0.964 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 48.268 denarë.

 Me vendimin e KRRE-së, po bëhet rritja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.99% krahasuar me vendimin e datës 15 të këtij muaji.

 Çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake  shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 0.225 për qind,  te dizeli për 1.906 për qind,  te vaji ekstra i lehtë për 1.619 për qind dhe  dhe te mazuti rritja është për 1.445 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0.042 për qind.