Shtrenjtohen derivatet/ Benzina për 1,5 denarë, dizeli për 3 denarë

Shkup, 13 qershor – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPER BS-98 nga mesnata shtrenjtohen për 1,50 den për litër, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për tre denarë për litër, kumtoi Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 111,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 është 113,50, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) 107,50 denarë për litër.

Për 2.50 denarë më shtrenjtë dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të kushtojë 105 denarë.

Rritet çmimi edhe i mazutit M-1 NS për 0,809 denarë dhe një kilogram do të shitet për 56,317 denarë.

Sipas Komisionit rregullator për energjetikë, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje mesatarisht tek benzinat për 1,249 për qind, tek dizeli për 3.681 për qind, tek vaji ekstra i lehtë për 3.681 për qind dhe tek mazuti rritja është për 1.405 për qind. Kursi i denarit lidhur me dollarin në periudhën e fundit përmes të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më e ulët për 0,049 për qind.