Shtrenjtohen derivatet

Shkup, 3 janar – Çmimi i derivateve prej sonte në mesnatë rriten për 1,5 deri dy denarë për litër, vendosi Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (OKRRE). Me vendimin, bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,68 për qind.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, EURODIZEL BS )D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,5, përderisa çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për y denaër për litër. Kështu, EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 79 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të kushtojë 81, EURODIZEL BS (D-E V), ndërkaq 81,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 80 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së për 0,062 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 40,655 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me përllogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 5,153 për qind, tek dizeli për 2,83, tek vaji ekstra i lehtë për 3,424 dhe tek mazuti për 0,596 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit u formuan çmimet me përllogaritjen paraprake është më i ulët për 0,334 për qind.