Shtrenjtohen derivatet

Benzina EUROSUPER BS-95 ​​dhe vaji ekstra të lehtë për amvisëri e (EL-1) nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 2,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 për dy denarë, ndërsa për tre denarë EURODIZELI (D-E V), vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 89 denarë për litër, dhe 91 denarë e EUROSUPER BS-98. Një litër vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 97 denarë, ndërsa për 100,5 denarë EURODIZEL (D-E V) .

Rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS, për 0,668 denarë dhe do të jetë 51,920 denarë për kilogram.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës, në përputhje me Metodologjinë për formimin e çmimeve, rriten mesatarisht për 2.43 për qind.