Shtrenjtohen derivatet

Shkup, 26 prill – Nga sonte në mesnatë, çmimi i benzinës do të shtrenjtohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa ai i dizelit do të shtrenjtohet për 1 denarë, informon Zhurnal.

Kështu sot vendosi KRRE. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 1,5 denarë.

Këto do të jenë çmimet e reja nga mesnata:

Benzin BS-95: 84 denarë
Benzin BS-98: 86 denarë
Diesel: 85,5 denarë
Vaji ekstra i lehtë: 84 denarë