Shtrenjtohen benzinat dhe dizeli

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS -95 dhe të EURODIZEL (D-E V) nga mesnata do të rriten për 0,50 denar për litër, ndërsa i benzinës EUROSUPER BS-98 për 1,00 denar, vendosi sonte Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore.

Çmimi i ri për litër EUROSUPER BS -95 do të jetë 82,00 denarë, EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 84,50, ndërsa EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 denarë.

Për 1,50 denarë shtrenjtohet edhe Vaji ekstra i lirë për amvisëri (EL-1) dhe një litër do të shitet për 76,50 denarë.

Po rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS për 0,065 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 42,262 denarë.