Shteriev: Në tremujorin e parë qarkullimi i bursës prej 43,3 milionë euro
Shkup, 4 prill – Gjendemi në një periudhë me turbulenca dhe të paparashikueshme, si për ekonomitë në tërësi, ashtu edhe për kompanitë e listuara nga veprimtari të ndryshe ekonomike dhe për bursat në të cilat tregtohen aksionet e tyre, vlerëson drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë së Veriut, Ivan Shteriev.
Fillimi i luftës nga fundi i muajit shkurt, siç thotë në intervistë për “Pari” solli goditje shumë të fuqishme në të gjitha bursat në formë të korrigjimit të rëndësishëm të ulët të çmimeve.
“Luftërat, shikuar ekonomikisht, para së gjithash do të thonë pasiguri, ndërsa shumica e projeksioneve dhe perceptimeve mbesin negative. Prej atëherë kaloi më shumë se një muaj dhe indekset kryesore botërore të aksioneve e plotësuan humbjen iniciale. Ngjashëm ka ndodhur edhe tek ne. Por, ajo që është e dukshme është se çmimet e bursave mbesin maksimalisht osciluese, se segmenti i tregut është jostabil dhe i nënshkruar në ndryshime të lehta dhe të shpejta në nivel ditor dhe se tërë mjedisi është shumë i brishtë”, thekson Shteriev.
Edhe krahas ndërlikueshmërisë për kompanitë që janë listuar në Bursë, siç thotë, viti 2021 ishte shumë solid. Nga gjithsej 91 shoqata që ka raportuar, 73 kanë realizuar përfitim kundrejt 66 vitin e kaluar. Përfitimi i përgjithshëm i këtyre shoqatave është rreth 295 milionë euro kundrejt vitit të kaluar prej 240 milionë, që është rritje prej 22,8 për qind të konsiderueshme.

