Shtëpia e Evropës në Strumicë e shënon ditëlindjen e parë
Strumicë, 21 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, sot do ta vizitojë Strumicën me rastin e ditëlindjes së parë të Shtëpisë së Evropës.
Ambasadori Gir do të pritet nga kryetari i Strumicës, Kostadin Kostadinov, ndërsa ndërsa me këtë rast do të takohet edhe me kryetarët e komunave të rajonit të juglindor.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë, Nives Tiganj, ambasadorja e Gjermanisë, Anke Holshtajn, ambasadori i Sllovenisë, Millan Predan dhe zëvendës-ambasadori i Bullgarisë, Dimitar Karastojanov.
Ambasadori Gir dhe kryebashkiaku Kostadinov do të marrin pjesë në programin e ditëlindjes së Shtëpisë së Evropës, e cila e pasqyron angazhimin e të rinjve gjatë vitit të kaluar dhe nxjerr në pah përfitimet që ky “vend i brezit të ri” ka sjellë në jetën e tyre të përditshme.
Ditëlindja e parë e Shtëpisë së Evropës Strumicë përkon me aplikimin e komunës për “Kryeqytet i rinisë evropiane 2025” – titull që ka potencial të sjellë investime shtesë tek të rinjtë dhe të hapë mundësi të reja.

