Shtëpia e Bardhë e publikoi planin ekonomik të Administratës së Bajdenit

Shtëpia e Bardhë sot ka publikuar detaje për planin ekonomik të Administratës së Xho Bajdenit dhe Kamala Harisit. Në deklaratë thuhet se sukseset historike në fushën e legjislacionit dhe veprimet e ndërmarra nga Administrata po japin rezultate me një ringjallje të qëndrueshme të ekonomisë amerikane.

Nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se dy vitet e para të presidencës së Xho  Bajdenit janë “disa nga më produktivët në historinë amerikane, dhe … të gjitha këto suksese janë pjesë e përvojës unike ekonomike të presidentit aktual”.

Shtohet se Bajdeni dhe demokratët në Kongres e kanë miratuar paketën më të gjerë të masave të rimëkëmbjes ekonomike që nga koha e presidenti Rusvelt dhe i kanë realizuar investimet më të rëndësishme në infrastrukturë që nga koha e presidenti Ajzenhauer.

“Presidenti Bajden, nënpresidentja Haris dhe demokratët në Kongres e kanë përshpejtuar rimëkëmbjen më të fortë dhe më të drejtë të ekonomisë dhe të tregut të punës në historinë moderne, edhe pse në trashëgimi  fituan një krizë ekonomike që ndodhi si rezultat i pandemisë”, thuhet në kumtesë.

“Por ka ende shumë punë për të bërë… Administrata ka hedhur bazë për të filluar zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare ekonomike dhe krijimin e një ekonomie që funksionon në interesat e popullit që punon.

Përveç kësaj, kjo Administratë është lavdëruar me suksese në uljen e shpenzimeve për familjet amerikane dhe investime në prodhimin e energjisë të pastër ekologjike.

Ekonomia pritet të jetë temë edhe e një tjetër mitingu të fushatës së Bajdenit që duhet të mbahet sot në Ohajo, ku ai do të marrë pjesë në vënien e gur-themelit  për uzinën prodhuese të kompanisë “Intel”, e cila po realizohet falë miratimit të ligjit të çipave.