Shtatë persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Kinë
Shtatë persona kanë humbur jetën në një lumë pas shirave të rrëmbyeshëm në qytetin Pengzhu të Kinës, njoftuan sot autoritetet lokale.
Niveli i ujit të lumit është rritur ndjeshëm në vetëm 10 deri në 20 sekonda dhe njerëzit që ndodheshin aty pranë u rrëmbyen nga uji, njoftoi radioja kombëtare e Kinës.
Paraprakisht është lëshuar një paralajmërim që njerëzit të largohen nga zona pas paralajmërimeve për shira të dendur, kumtuan zyrtarët e qytetit.
Tre persona janë dërguar në spital me lëndime të lehta.
Pengzhu është pikë turistike rreth 70 kilometra në veri të Çengdu, kryeqyteti i provincës Siçuan.
Gjatë natës, shiu i dendur ka shkaktuar përmbytje edhe në qytetin Sining, në veriperëndim të Kinës.
Reshje të dendura shiu parashikohen edhe për sot dhe nesër, me 10 deri në 18 centimetra shi që pritet të bien në provincat Liaoning dhe Xhilin.

