Shtatë persona janë larguar nga vendi, ndërsa kishin vendime për karantinë

Tetovë, 13 gusht – Shtatë persona njëri prej të cilëve është i mitur, u larguan nga vendi pavarësisht vendimeve për karantinë. Për veprimet mund të përballen me akuza penale.

Nga SPB Tetovë informojnë se dje policët kanë kryer kontroll në bazë të vendimeve të lëshuara nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për masat e shqiptuara për izolim shtëpiak dhe mjekim në shtëpi dhe vetëizolim.

“Kështu, M.S. (38) nga Tetova, një 16-vjeçar i mitur nga Reçica e vogël, I.R. nga Zherovjanë, A.J. (44) nga Gostivari, S.Z. (38) nga Negotina-Pollog, H.H. (29) nga Senokose e Gostivarit, S.M.(26) nga Vrapçishte e Gostivarit dhe A.I. ​​(21) nga Debreshë e Gostivarit nuk i respektuan vendimet e lëshuara. Ata u larguan nga vendi dhe vepruan në kundërshtim me nenin 206 të Kodit Penal”, theksojnë nga SPB Tetovë.

Ashtu si në rastet e mëparshme që ishin regjistruar këto ditë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tyre do të ngrihen akuza të përshtatshme.