Shtajnaker: Bullgaria pa kushtëzime duhet të pajtohet për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 23 shkurt – Bullgaria duhet pa kurrfarë kushtëzime të pajtohet për të filluar negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, thotë Gudrun Shtajnaker, diplomate gjermane shumëvjeçare dhe ish-ambasadore në Shkup dhe në Sofje, në një bisedë për “Dojçe Vele”.
Ajo konsideron se kontestet midis dy vendeve janë bllokuar me shekuj dhe nuk mund lehtë dhe shpejtë të tejkalohen.
“Duke mos menduar se Bullgaria duhet pa kurrfarë kushtëzime të pajtohet për të filluar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Pasi aktualisht flasim vetëm për fillimin e negociatave, e jo për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE. E kemi shumë të njohur se negociatat e tilla mund të zgjasin me vite. Në këtë kuptim nuk kam shumë mirëkuptim për bllokadën që e imponoi Bullgaria”, nënvizon Shtajnaker.
Sipas saj, dy palët kanë qëndrime të ndryshme për shumë çështje: pakicat, gjuha, kultura dhe para së gjithash, historinë dhe thotë se këto konteste janë reale dhe e bllokuan potencialin e tij përmes tërë historisë së re.
Ajo theksoi se kontesti midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk është unik në Evropë dhe jep edhe shembuj të tjerë për konflikte të ngjashme të cilat janë zgjidhur qetë midis negociatave.
“Që të qetësohen tensionet e tilla, të akumuluara në vite kaq të gjata, duhet kohë derisa të arrihet mirëkuptimi. Ose të paktën në përfundimin se nuk ka asnjë mënyrë që të dyja palët të bien dakord për të gjitha çështjet. Ky nuk është një problem unik, vetëm mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Konflikte të ngjashme ekzistojnë gjetkë, për shembull midis Sllovakisë dhe Hungarisë. Madje edhe në Norvegjinë e bukur, ku isha në atë kohë, kishte ende mosmarrëveshje me Suedinë për disa tema”, thotë Shtajnaker.
Ajo vlerëson se kundërshtimet e tilla çdoherë mund të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe reciproke të pranueshme dhe se nevojitet vetëm vullnet politik, duke shfaqur shpresë se qeveria e re në Sofje shpejtë do ta ndërpresë bllokadën.