Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Kumanovë, 5 gusht – Qytetarët t’I respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë, të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje, bëri thirrje sot nga shtabi komunal për ,mbrojtje dhe shpëtim Kumanovë I cili e mbajti takimin e 85-të. Nga atje informuan se ende ka zjarr në shtrirjen afër Jaçincës.

Komuna do t’I vendosë në dispozicion kapacitetet edhe për mbështetje të komunave fqinje.

“Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim jep rekomandim të respektohen masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më saktësisht, të respektohet ndalesa për lëvizje në pyje dhe brezat malorë, si dhe ndalesa për djegie të kallamishtes si preventive. Nga ana e shtabit, I informojmë qytetarët se në territorin e Komunës së Kumanovës, ka një zjarr në shtrirje nga fshati Jaçincë, fshati Dovezencë dhe fshati Bellakoc, si dhe është sanuar zjarri në qetësim në fshatin Murgash dhe se të gjitha ekipet e disponueshme të NJZ Kumanpvë, asistojnë në komunat fqinje në rajonin e Nagoripan të Vjetër”, kumtuan nga shtabi.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit nga institucionet të cilat mund të ndihmojnë me resurse materiale teknike dhe njerëzore për përballje me zjarret