Shqyrtohet mundësia për hapjen e Qendrës evropiane në Strugë
Shkup, 9 shkurt – Shqyrtimi i mundësisë për hapjen e Shtëpisë evropiane, gjegjësisht Qendrës evropiane në Strugë, ishte arsyeja kryesore për vizitën e sotme të zëvendës shefit të delegacionit të BE-së Xhulijan Vasalo në Komunën e Strugës.
Pas takimit me kryetarin e kësaj komune Ramiz Merko, Vasallo sqaroi se bëhet fjalë për vende ku qeveritë do të mund ta përjetojnë frymën evropiane. Në vend, Shtëpi evropiane ka të hapura në Shkup, Strumicë dhe në Kriva Pallankë.
Në takim, sipas zëvendës-ambasadorit të BE-së, u bisedua edhe për dinamikën e zhvillimit ekonomik, zhvillimin e turizmit, mbrojtjes së mjedisit jetësor…
Për kryetarin e komunës Merko, zhvillimi i turizmit dhe mbrojtjes së Liqenit të Ohrit janë në dobi të Komunës. Theksoi se me mjete nga fondet e BE-së, janë realizuar një numër i madh i projekteve si në qytet, ashtu edhe në mjediset rurale.
“Në takim u bë fjalë për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe sigurimi i kushteve më të mira për qytetarët e Strugës. Biseduam rreth zhvillimit të turizmit dhe mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, gjegjësisht për turizëm të qëndrueshëm, por edhe për zhvillimin e projekteve të cilat janë në dobi të mjediseve rurale dhe urbane, si dhe për projekte sociale për fëmijët me sindomin Daun dhe me autizëm, të mund tërësisht t’i rrumbullaksojmë në mënyrë pozitive për një qytet më të mirë”, tha Merko.